VIDEO/ Shënoi autogol dhe shkaktoi penallti ndaj Serbisë, Andorra merr vendimin për mbrojtësin

Shqipëria do të përballet nesër me Andorrën në një sfidë të cilën vendasit do ta luajnë me ndryshime në krahasim me duelin e fundit, atë kundër Serbisë në muajin tetor. Dhe ndryshimi më i madh është mungesa e atij që u cilësua si “lojtari i ndeshjes” nga vetë mediat serbe.

Mes 6 emrave që janë lënë jashtë listës nga trajneri Koldo Alvarez në krahasim me ndeshjen ndaj Serbisë, bie në sy se mungon edhe mbrojtësi Kristian Garsia, protagonist absolut i takimit të një muaji më parë.

Ishte pikërisht Garsia ai i cili shënoi një autogol qesharak në duelin me serbët, për të barazuar shifrat në 1-1 pasi ekipi i tij kishte gjetur vetëm dy minuta më parë avantazhin. Dhe në pjesën e dytë, kur serbët po shfaqnin vështirësi, përsëri mbrojtësi u bë protagonist duke shkaktuar një penallti absurde, që solli golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Pas një paraqitje të tillë, portali “SportKlub” në Serbi e zgjodhi mbrojtësin e Andorrës si “lojtarin e ndeshjes”, duke ia dhënë atij meritat për fitoren.

Ndoshta duke menduar se ai mund të shpallet “lojtar i ndeshjes” edhe ndaj Shqipërisë, trajneri Alvarez ka vendosur të lërë jashtë grumbullimit lojtarin në fjalë.

ANDORRA-SERBI 1-3
17′ Lopez / 19 (ag) Garsia, 54′ Vlahoviç, 77′ (p) Mitroviç

Goli i Lopez (VIDEO)

Autogoli i Garsia (VIDEO)

Goli i Vlahoviç (VIDEO)

Goli i Mitroviç (VIDEO)

gijotina.com/

The post VIDEO/ Shënoi autogol dhe shkaktoi penallti ndaj Serbisë, Andorra merr vendimin për mbrojtësin appeared first on GIJOTINA.