Një tërmet i fortë godet Qipron

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin perëndimor të Qipros pranë Pafos në orën 11:31 të paradites sipas kohës lokale, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, këtë të mërkurë.

Sipas raportimeve, tërmeti ishte relativisht i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, gjë që bëri të mundur që dridhjet e tij të ndiheshin në të gjithë ishullin e Qipros.

Aktualisht nuk ka raportime të menjëhershme për dëme ose lëndime. Sakaq, autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë çdo ndikim të mundshëm.

The post Një tërmet i fortë godet Qipron appeared first on GIJOTINA.