Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD-së për përjashtimin e Taulant Ballës.

PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Sekretariati vendosi që të përjashtojë vetëm Berishën me 10 ditë nga Parlamenti. Përjashtimi i tij erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të PS për shkak te deklaratave të Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

The post Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës appeared first on GIJOTINA.