Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim

Tre persona të shpallur në kërkim, janë arrestuar në Rinas, pasi rezultojnë të dënuar për trafikut të lëndëve narkotike.

Policia njofton se një prej tyre ishte i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët bënë të mundur ndalimin e 3 shtetasve në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, konkretisht shtetasit:

Denis Xhelili., 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester, e cila e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.

The post Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim appeared first on Lapsi.al.