Kryemadhi si kurrë më parë rrëfen jetën si aktore

Teksa prej kohësh është larg politikës, Monika Kryemadhi shumë shpejt do t’i tregojë shqiptarëve një talent të fshehur, atë të aktrimit. Ajo ka marrë pjesë në një film, ku përveçse aktore, është dhe producente.

Kryemadhi tha sot në ‘Kjo javë’ në News24, se filmi del në janar.

“Më mbytën kur thashë që jemi nënë e bijë. Por ka shumë skena të tjera atje. Palestrën e lashë nja 5 muaj se kam pasur punime në shtëpi. Tani e kam rifilluar. Por punimet në shtëpi ishin palestër. Jam producente e filmit. Ka mbaruar xhirimet. Shpresoj që ta nxjerrim në janar filmin. Do të shihni një Monikë tjetër. Të fut në një botë tjetër. Nëse më parë trokisje derë më derë për votën, tani për të financuar filmin. Ka elementë të boksit brenda.”, tha ajo.

The post Kryemadhi si kurrë më parë rrëfen jetën si aktore appeared first on GIJOTINA.