Trump thirrje hebrenjve në New York që mos mbështesin kandidatin demokrat: Nuk ju përfaqëson, budalla ai që e voton

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut që të mos votojnë për Zohrahn Mamdani, kandidatin e demokratëve për postin e kryebashkiakut të qytetit.

“Çdo hebre që voton për Zohrahn Mamdani është budalla!!!” shkroi presidenti republikan në platformën Truth Social, duke e cilësuar kandidatin si “armik të hebrenjve”.

Zohrahn Mamdani është një mbështetës i zjarrtë i kauzës palestineze, dhe qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Rripin e Gazës kanë nxitur pakënaqësi dhe mosbesim tek një pjesë e komunitetit hebre amerikan të Nju Jorkut.

Për të qetësuar publikun, gjatë muajve të fundit Mamdani ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër antisemitizmit.

The post Trump thirrje hebrenjve në New York që mos mbështesin kandidatin demokrat: Nuk ju përfaqëson, budalla ai që e voton appeared first on www.lexo.al.