Shpërthim me tritol te një biznes në Kuçovë, lënda plasëse ishte vendosur tek dera

Tritol biznesit në Kuçovë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen Postobllok. Burime zyrtare bënë me dije se lënda plasëse u vendos në biznesin në pronësi të shtetasit me inicialet G. S.

Kuçovë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Shpërthim me tritol te një biznes në Kuçovë, lënda plasëse ishte vendosur tek dera appeared first on Lapsi.al.