VIDEO pikante/ Rama me fjalë e gjeste, Kurti as ia fërshëllen

Pas homazheve për Fatos Nanon, gjatë ecjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kamerat fiksuan një episod interesant: Edi Rama shihet i përfshirë në bisedë, ndërsa homologu i tij, Albin Kurti, ecën përkrah pa i kthyer as kokën, as ndonjë fjalë kushedi.

Pamjet tregojnë Ramën duke komunikuar me gjeste e fjalë, por Kurti duket i painteresuar, nuk reagon, nuk e sheh dhe nuk i përgjigjet. Videoja flet qartë për “akullin diplomatik” mes dy kryeministrave.

As protokolli, as zhurma e kortezhit nuk e mbuluan momentin: njëra palë kërkoi bisedë, tjetra e la në ajër. Për publikun, mjaftuan pak sekonda për të lexuar shumë. ©Lapsi.al

The post VIDEO pikante/ Rama me fjalë e gjeste, Kurti as ia fërshëllen appeared first on Lapsi.al.