“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florian Binaj ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e kryeqytetit.

Gjatë mbrëmjes së sotme Binaj ka vizituar zonën e liqenit artificial, ndërsa ta takuar banorë e vizitorë.

Në një postim në rrjetet sociale, kandidati për kryebashkiak shkruan se, liqeni është mushkëria e Tiranës dhe duhet mbrojtur, jo betonizuar.

‘Liqeni artificial është mushkëria e Tiranës. Detyra jonë është ta ruajmë, jo ta betonizojmë’, shkruan Florian Binaj krahas videos me takimet me qytetarët e Tiranës.

Gjatë takimeve me qytetarët zona e Liqenit Artificial nuk kanë munguar edhe batutat.

Pjesë nga takimet:

Binaj: Kujdes se do tju kapë polici (iu drejtohet dy të miturve në monopatina)

Binaj: Nuk i kap polici se nuk i kap as ligji.

Qytetarja: Ju uroj me shpirt suksese!

Binaj: Shumë faleminderit!

Qytetari: Si gjys fushate ma merr mendja…

Florjan Binaj: Si gjys fushatë.

Qytetari: Suksese!

The post “Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt appeared first on GIJOTINA.