A do të jetë kjo një kthesë epokale? Është ende herët për ta thënë, por një gjë është e sigurt: për momentin ndryshon zyrtarisht pronësia e Interit. Nga Oaktree te Brookfield, fondi kanadez që, përmes një operacioni me vlerë rreth 3 miliardë dollarë, ka blerë 26% të Oaktree, duke përfshirë kështu edhe 100% të shoqërisë Inter.
Në të vërtetë, Brookfield — me një kapital prej 88 miliardë dollarësh — kishte tashmë kontroll të plotë mbi Oaktree, kështu që kjo përfaqëson thjesht përfundimin e një procesi blerjeje që kishte nisur që në vitin 2019.
Lexo më tej: Inter është i Oaktree, por pas fondit kalifornian janë kanadezët e Brookfield
Në thelb, pra, ndryshon pak: është ndërruar “vetëm” përfituesi efektiv i operacionit — jo më Oaktree, por Brookfield — një fond i listuar në bursat e New York-ut dhe Torontos, me dy trilionë dollarë fonde nën menaxhim dhe degë në të gjithë botën.
Kurioz është fakti se pikërisht Brookfield do të jetë ai që do të paguajë këstin e parë prej 73 milionësh për blerjen e “San Siro”, që duhet të derdhet brenda 10 ditësh.
The post Inter bëhet kanadez: Brookfield merr nga Oaktree 100% të zikaltërve, ja çfarë ndodh appeared first on Lapsi.al.