Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit viziton SPAK-un, takon dy ministra dhe opozitën

Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, ka qenë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme. Sipas burimeve, zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.

Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

 

 

Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

The post Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit viziton SPAK-un, takon dy ministra dhe opozitën appeared first on GIJOTINA.