(VIDEO) “Forca kryetar, forca!” dëgjohen nbështetësit teksa Veliaj niset drejt paraburgimit: Ju dua shumë!

Erion Veliaj niset drejt paraburgimit në Durrës, pas 7 orësh seancë në Gjykatën Kushtetuese ku kundërshton shkarkimin e tij nga detyra. Në momentin kur ka dalë nga Gjykata Kushtetuese, Velija është pritur nga mbështetësit.

“Forca kryetar, forca!”, dëgjohen të thonë ata.

Ndërkohë ish- kryebashkiaku është përgjigjur: Ju dua shumë!…

Ish-kryebashkiaku niset drejt paraburgimit në Durrës ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 30 ditët në vijim nëse do të pranojë ankesën e Veliajt apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Ai e ka cilësuar si “fyerjen më të rëndë të jetës” argumentin zyrtar të largimit të tij për “mungesë tre mujore në detyrë”.

gijotina.com/

The post (VIDEO) “Forca kryetar, forca!” dëgjohen nbështetësit teksa Veliaj niset drejt paraburgimit: Ju dua shumë! appeared first on GIJOTINA.