Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Lezhë, ku janë lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në zonat e Patokut dhe Shëngjinit.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje.
Janë zbardhur emrat e zyrtarëve publikë dhe efektivëve të policisë për të cilët u lëshua masë ndalimi nga Prokuroria e Lezhës për tjetërsim pronash.
Mes tyre janë Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktua masa e arrestit në shtëpi.
Emrat
-Pjeter Tuci – arrest ne burg
-Gentian Malotaj – arrest ne shtëpi, ish-drejtori i Kadastrës
-Artur Shabaku – arrest ne shtepi, ish-shefi i Legalizimeve
-Artmir Maxhuni – arrest ne shtepi, zyrtar i Kadastrës
-Luiza Bala – arrest ne shtepi
-Hekuran Xhina – arrest ne shtepi
-Flor Giini – Ndalimi i daljes jashte shtetit, ish-drejtor i IKMT Lezhë
-Kol Malai – Ndalimi i daljes jashte shtetit
-Martin Ndoka – Pezullimi i ushtrimit të një dëtyre publike” dhe Ndalimi i daljes jashte shtetit, polic i zonës
The post Tjetërsime pronash e ndërtime pa leje! Nga zyrtarët e Kadastës e deri tek ish-drejtorët dhe shefat në Lezhë appeared first on GIJOTINA.