Ahmetaj refuzon “ofertën” e Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer krim

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e sotme kreut të SPAK Altin Dumani i cili pasditen e sotme në SPAK u shpreh “është i mirëpritur nëse dëshiron që të bëhet i penduar”

Në një intervistë telefonike në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj tha se nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor pasi nuk ka kryer asnjë krim.

“Nëse më lejon të referohem Çimi. Edhe në teknikën ligjore bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Unë nuk kam si të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë. Jam shembull i 10 standarteve,” tha Ahmetaj.

“Unë skam asnjë firmë te Inceneratorët. Pse nuk merret ky me Mc Gonigal, ‘jemi duke hetuar’, pse shqiptarët janë budallenj. Unë i sygjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre,” tha Ahmetaj.

“Çfarë po ndodh me AKSHIN? Se këta thonë ne nuk na rruhet. Unë thotë ai e kam personale me Ben Ahmetajn. Për çfarë e ke personale me mua se as të lejohet. Po pushka top. Këtë të ndjekurin ndërkombëtarisht. Elvin Gogajn që unë do ta akuzoj për shpërdorim detyre e more ti. Prokurori i çështjes Buka, se ky ka mbrojtur shtetin,” tha Ahmetaj

Pjesë nga Intervista

Çim Peka: Mirëmbrëma!

Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma.

Çim Peka: Ju e dëgjuat prokurorin e SPAK, Altin Dumanin dhe tha, nëse është i gatshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ne e mirëpresim.

Arben Ahmetaj: Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Dmth nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo ështe e para dhe më e rëndësishmja.

The post Ahmetaj refuzon “ofertën” e Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer krim appeared first on GIJOTINA.