Fotolajm/ Lindin katërnjakë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë

Një lajm i bukur vjen nga Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë ku një nënë ka sjellë në jetë me një shtatzani natyrale katërnjakë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale në një postim në rrjetet sociale.

“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro ardhur nga një shtatzani natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë”, thuhet në postim.

The post Fotolajm/ Lindin katërnjakë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë appeared first on www.lexo.al.