Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. Pas orëve të mesditës, në këto zona, parashikohen që vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det të forcës 3 deri në 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperatura
Kushtet atmosferike
Shkodër
12/19
Diell re shi
Kukës
9/15
Diell re shi
Lezhë
14/19
Diell re shi
Dibër
9/15
Diell re shi
Durrës
13/22
Diell re shi
Tiranë
14/22
Diell re shi
Elbasan
13/22
Diell re shi
Berat
13/23
Diell re
Vlorë
16/23
Diell re
Korçë
8/16
Diell re
Gjirokastër
13/20
Diell re
Sarandë
15/22
Diell re
The post Moti sot/ E shtuna me reshje shiu, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore appeared first on GIJOTINA.