Rama josh demokraten, ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e bashkisë

Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, ka pranuar postin e nënkryetares së bashkisë së këtij qyteti, duke braktisur kështu demokratët.

Manjola Nikollo ka pranuar propozimin e bërë përpara disa muajsh nga kryetari Oltion Çaçi.

Më herët, edhe ish kryetari i forumit rinor të PD dhe Anëtar i Këshillit Kombëtar,  dhe 2 herë kandidat për deputet Jolio Dine, është emëruar drejtor i Shërbimeve në këtë Bashki.

Nikollo, në bazë të Nenit të pashkruar “Berisha” ishte detyruar të dorëhiqej nga drejtimi i PD-së vendore për të marrë pjesë në primaret për deputete,

Nderkaq, PS i ka blere edhe keshilltaret demokrate. Kjo u tregua hapur ne vendimin e Këshillit Bashkiak Sarandë për dhënien me qira të 60 hektarëve në Nivicë për ndërtimin e një parku fotovoltaik, pas votës pro të disa këshilltarëve te djathte, përfshirë drejtuesin aktual të komanduar. te deges se PD.

gijotina.com/

The post Rama josh demokraten, ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e bashkisë appeared first on GIJOTINA.