Zjarr në një banesë të Maliqit! Ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar, fëmija tjetër në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbarë opinionin publik, ku pas një zjarri të rënbë në një banesë në Maliq ka humbur jetën nga asfiksia nëna Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari ndërsa në gjendje të rëndë është edhe fëmija tjetër vetëm 6 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele (19 tetor) rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq.

Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.

Më vonë, ndërroi jetë në spital edhe djali i saj i madh, 14 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve vazhdon të jetë fëmija i vogël 6 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.

The post Zjarr në një banesë të Maliqit! Ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar, fëmija tjetër në gjendje të rëndë appeared first on GIJOTINA.