Enea Karakaçit të OSHEE i vjen radha, SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit

SPAK ka zhvilluar kontrolle ndaj administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Sipas raportimeve në media agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, kanë kontrolluar zyrat, banesën dhe telefonin e Karakaçit.

Ndërkohë, më herët është raportuar se administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, është kontrolluar nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për Portin e Limionit në Sarandë.

Dyshohet se këto kontrolle lidhen me rolin e tij në përgatitjen e dokumentacionit dhe kontratës midis shtetit dhe biznesmenit Artan Dulaku.

BKH ka ushtruar kontrolle tek biznesmeni Artan Dulaku, si dhe tek Genard Kastrati, administrator i kompanisë “MARINA BAY SARANDA”, e cila ka fituar koncesionin. Kontrolli është kryer edhe në selinë e kompanisë “Maryna Bay Saranda”, ku Artan Dulaku është aksion me 50% të aksioneve.

Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe tek ish-deputeti socialist Bardhyl Kollçaku, i cili ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Po të njëjta burime bëjnë me dije se ndër zyrtarët ku është ushtruar kontroll eshte edhe Teuta Balili, pjesë e stafit të Ministrisë së Infrastrukturës. Dyshohet se kontrollet e ushtruara ndaj Karakacit dhe Balilit lidhen me funksionet që ata kanë pasur në përgatitjen e dokumentacionit dhe kontratës midis shtetit dhe biznesmenit Dulaku, për marrjen në përdorim të pronës në Portin Ushtarak të Sarandës.

Në listën e personave ku është ushtruar kontroll figuron edhe Belioza Çoku, ish-drejtoreshë e kabinetit të ish-ministres së Mbrojties, Olta Xhaçka.  Hetimi për këtë dosje po ndiqen nga prokurorja e posaçme Manjola Kajana.

Nuk dihet nëse kontrollet e sotme janë zhvilluar për të njëjtën çështje.

Lexoni edhe këto shkrime për rastet e korrupsionit me tenderat të Enea Karakaçi:

Karakaçi i Ballukut zhytet në luks: 1.2 MLN euro kolltuqe për zyrën dhe 400 mijë euro për brandimin

Dy denoncime për tenderin 1.2 MLN euro të Enea Karakaçit, paratë e OSHEE për tonerat e printerave

Enea Karakaçi i fal tenderin 2MLN euro firmës që bënte afera me Thoma Gëllçin në RTSH

Për fletushka dhe lapsa, Karakaçi i OSHEE gostit motrën e Vilma Nushit me 603 MLN lekë

Karakaçi në “luftë” me hakerat: 2.5 MLD lekë “mbrojtja” e OSHEE, denoncohen 2 tenderat

Dy transformatorë të artë, 8 MLN Euro: Tenderi pa garë i Karakaçit dhe Dalipit

The post Enea Karakaçit të OSHEE i vjen radha, SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit appeared first on GIJOTINA.