Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Bardhin nga Kuvendi (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi seanca është përjashtuar nga seanca.

Më herët, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ndëshkoi Bardhin duke i hequr të drejtën e fjalës. Pas protestave të demokratit, urdhri i radhës i Peleshit ishte nxjerrja e Bardhit nga seanca.

Gjithashtu, Peleshi ka paralajmëruar edhe deputetin tjetër të PD, Klevis Balliu, të cilit i hoqi të drejtën e fjalës për këtë seancë.

Por momentet e tensionit nga deputetët e PD vijuan dhe Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.

The post Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Bardhin nga Kuvendi (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.