Ish-bashkëshorti akuzon Britney Spears për tradhti

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka bërë një akuzë të papritur ndaj Britney Spears në librin e tij autobiografik, You Thought You Knew.

Federline,l, ka shpërndarë një pjesë nga libri ku pretendon se ka kapur Britney duke e puthur një kërcimtare  gjatë një turi në Amsterdam në vitin 2004, kur ata ishin ende të martuar.

Federline tregon se kjo ngjarje ka qenë një moment vendimtar për marrëdhënien e tyre.

Ai shton se pas incidentit, ai ka qenë i shokuar dhe ka nisur të paketonte valixhën për të shkuar në SHBA, por Britney i ka kërkuar falje dhe ka premtuar se do të ishte hera e fundit që do të ndodhte një gjë e tillë.

Ai e konsideron këtë ngjarje si një “pikë kthese” në marrëdhënien e tyre, duke theksuar se ky moment e ka afruar më shumë çiftin.

Përfaqësuesi i Britney Spears ka reaguar ndaj këtyre akuzave, duke thënë se Kevin po përfiton nga historia e saj tani që mbështetja financiare ka mbaruar.

Ai gjithashtu ka theksuar se Britney është fokusuar te fëmijët e saj dhe te mirëqenia e tyre.

Spears dhe Federline ishin martuar nga viti 2004 deri në 2007 dhe kanë dy djem Sean Preston dhe Jayden James.

The post Ish-bashkëshorti akuzon Britney Spears për tradhti appeared first on Lapsi.al.