Gaz Bardhi: Peleshi, kloun që zbaton urdhra!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, teksa e quajti këtë të fundit si ‘kloun’ që zbaton urdhrat nga Taulant Balla.

Po ashtu ai tha se Balla ka ngatërruar sms në grupet e Kuvendit, që sipas Bardhit i bënin thirrje deputetëve të PS-së që të ndërprisni debatin në Kuvend.

“Peleshi zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Skenari ishte ndërtuar shumë kohë përpara se Niko ‘klouni’ të dilte që ta shpallte në seancën plenare.

Gabimisht Taulant Balla në vend që të shkruante tek grupi parlamentar i PS në WhatsApp, ngatërron grup dhe e dërgon tek grupi i Konferencës së kryetarëve, ku urdhëron drejtuesit e komisioneve që të kujdesen për të sjellur në sallë deputetët e PS, pasi skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin”, tha Bardhi

The post Gaz Bardhi: Peleshi, kloun që zbaton urdhra! appeared first on Lapsi.al.