Kylie Jenner kritikohet nga fansat për debutimin muzikor

Kylie Jenner ka hyrë në botën e muzikës me këngën e saj të parë, “Fourth Strike”, por reagimet e publikut nuk kanë qenë aspak pozitive.

Sipërmarrësja publikoi këngën të hënën nën emrin artistik King Kylie, Në refrenin e këngës ajo thotë:
“One strike, two strike, let me get the mood right / I just wanna tell you, ‘I’m sorry’”, ndërsa kënga përmbyllet me një pëshpëritje: “King Kylie”.

Megjithatë, fansat në rrjetet sociale nuk e pritën mirë debutimin muzikor të miliarderes.
“Sa turp, King Autotune,” shkroi një përdorues në X (ish-Twitter). “Të lutem hiqe nga platformat,” shtoi një tjetër. “Tingëllon si një reklamë e Sephora-s,” komentoi një tjetër ndjekës. “Zemër, qëndro te gloss-at,” shkruante dikush, duke iu referuar markës së saj të famshme të bukurisë, Kylie Cosmetics.

Pavarësisht kritikave të shumta, Kylie festoi publikimin e këngës në rrjete sociale dhe ndau me ndjekësit një video ku vajza e saj 7-vjeçare, Stormi, këndon me entuziazëm tekstin.

Ajo publikoi gjithashtu pamje nga studioja gjatë regjistrimit të vokaleve, duke zbuluar se kënga është një bashkëpunim me grupin Terror Jr – të njëjtët që në vitin 2016 publikuan hitin “3 Strikes”, që u përdor në një fushatë për gloss-at e Kylie-t.

“Në atë kohë kishte thashetheme që unë isha ajo që këndonte në sfond të ‘3 Strikes’,  (do doja të isha). Kështu që mendova: pse të mos e bëjmë bashkë vazhdimin dhe këtë herë të jetë me të vërtetë ZËRI IM!” shkroi ajo në Instagram.

 

The post Kylie Jenner kritikohet nga fansat për debutimin muzikor appeared first on Lapsi.al.