Protesta e minatorëve të Spaçit/ Deputeti i PS denoncon policinë: Sjellje brutale dhe e pa tolerueshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar sjelljen e policisë së Ilir Prodës ndaj protestës së minatorëve në Spaç, duke e cilësuar veprimin si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të drejtave të punës.

Ai i referohet konkretisht neneve 50 dhe 51 të Kushtetutës, që garantojnë të drejtën e punëtorëve për t’u organizuar sindikalisht dhe për të hyrë në grevë në mbrojtje të interesave të tyre.

“Sjellja e Policisë së Shtetit, e disa efektivëve të caktuar në të, është e papranueshme! Është shkelje e rëndë me duar, këmbë dhe gojë të shthurur e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,” shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale.

“Kush janë këta që u mohojnë minatorëve një të drejtë kushtetuese?”, shkruan i revoltuar Erion Braçe.

Reagimi i plotë:

SPAC, MIREDITE, DJE;

KJO SJELLJE E POLICISE SE SHTETIT,

POLICEVE TE CAKTUAR NE TE, ESHTE E PAPRANUESHME!

Shkel rende-ne kete rast me duar, kembe e nje goje te shthurur KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE!

Ne te thuhet qarte:

NENI 50- TE PUNESUARIT KANE TE DREJTE TE BASHKOHEN LIRISHT NE ORGANIZATA SINDIKALE PER MBROJTJEN E INTERESAVE TE TYRE TE PUNES.

NENI 51, PIKA 1- E DREJTA E TE PUNESUARIT PER GREVE QE KA TE BEJE ME MARREDHENIET E PUNES, ESHTE E GARANTUAR.

I gjithe konflikti ne minieren e bakrit ne SPAC, ka lindur se pronaret turq nen kontrate me shtetin per shfrytezimin e asaj miniere, NUK DUAN PERFAQESIMIN E PUNETOREVE NGA NJE SINDIKATE E LIGJSHME!

Kush jane kete qe duan tu mohojne minatoreve nje te drejte kushtetuese?

Ne ane tjeter, ne kushtet kur SHQUPERIA ka nevoje uleritese per PUNETORE, kjo sjellje brutale e POLICISE ndaj punetoreve eshte E PATOLERUESHME!

Ne cilesine e KOMISIONIT qe mbulon edhe PUNEN E PUNESIMIN ne KUVEND, i kerkoj policise te mos cenoje qofte edhe nje punetore te vetem fizikisht-sic ka bere dje;

I kerkoj INSPEKTORIATIT TE PUNES te shkoj ne SPAC-kete here jo per dreke pune, por per te garantuar te drejtat e punetoreve!

The post Protesta e minatorëve të Spaçit/ Deputeti i PS denoncon policinë: Sjellje brutale dhe e pa tolerueshme appeared first on GIJOTINA.