Zgjedhjet në Kosovë/ 21 komuna zgjedhin kryetarët, 17 shkojnë në balotazh

Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale.

Votimet u zhvilluan pa ndonjë incident të madh.

Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur qysh në raundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet raundi i balotazhit.

Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja.

Në raundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, sikurse edhe Ramiz Lladrovci me listën e tij në Drenas.

KQZ-ja tha se pret që brenda javës të përmbyllë numërimin e të gjitha votave, përkatësisht të asamblistëve, votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

Konkretisht LVV ka fituar në raundin e parë 3 komuna dhe kryeson në balotazh në 3 të tjera. Në të njëjtën situate është edhe PDK-ja që ka marrë Skënderaj, Ferizaj dhe Hanin e Elezit dhe do jetë në avantazh në raundin e dytë në Kaçanik, Mitrovicë të Jugut, Vushtri dhe Prizren dhe Vushtri.

AAK-ja e Ramush Haradinajt ka marrë 1 komunë që në raundin e parë dhe prin në katër komuna të tjera në raundin e dytë.

Ndërsa LDK-ja ka fituar në raundin e parë 3 komuna dhe kryeson në 3 të tjera në balotazh.

AAK fituese në raund të parë (1 komunë)

Deçan

AAK kryeson pas raundit të parë (4 komuna)

Gjakovë

Klinë

Rahovec

Suharekë

LVV fituese në raundin e parë (3 komuna)

Kamenicë

Podujevë

Shtimë

LVV kryeson pas raundit të parë (2 komuna)

Gjilan

Fushë Kosovë

LDK fituese në raundin e parë (2 komuna)

Istog

Lipjan

LDK kryeson pas raundit të parë (6 komuna)

Dragash

Obiliq

Prishtinë

Viti

Junik

Pejë

PDK fiton në raundin e parë (3 komuna)

Skënderaj

Ferizaj

Hani Elezit

PDK kryeson pas raundit të parë (4 komuna)

Kaçanik

Mitrovicë e Jugut

Prizren

Vushtri

Malishevë– fiton Nisma në raund të parë

Gllogoc– Fiton Ramiz Lladrovci në raund të parë

The post Zgjedhjet në Kosovë/ 21 komuna zgjedhin kryetarët, 17 shkojnë në balotazh appeared first on GIJOTINA.