(VIDEO) Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Jordanisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë.

Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pozitive.

Biletat për ndeshjen e nesërme, Shqipëri – Jordani, janë në shitje online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

The post (VIDEO) Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania” appeared first on GIJOTINA.