Pranga biznesmenit të madh dhe 11 të tjerëve

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, pronari i kompanisë Delta, Bujar Muça, ka përfunduar në pranga. Bashkë më të  janë të arrestuar edhe 11 persona të tjerë, te cileve u janë gjetur 3 armë zjarri tip pistoletë  nga operacioni i zhvilluar nën drejtimin e prokurorisë në Elbasan. Sipas Top Channel njëri nga personat e shoqëruar është M.Lika, i njohur si miku i Emiljano Shullazit. Edhe biznesmeni Bujar Muça është mes të shoqëruarëve.

Gjate momentit të aksionit të policisë, në ambientet e lokalit kanë qenë një numë ri madh personash, ndërsa mësohet se ka pasur kundërshtime dhe konfrontime fizike me policinë.

©Lapsi.al, burimi Top Channel

 

The post Pranga biznesmenit të madh dhe 11 të tjerëve appeared first on Lapsi.al.