Foto nga shpërthimi masiv në SHBA, 19 të zhdukur dhe dhjetra makina të djegura

Një shpërthim i madh në një strukturë ushtarake që trajton dhe prodhon eksplozivë në jugperëndim të Nashville ka shkaktuar vdekjen e disa personave dhe ka lënë të paktën 19 të tjerë të zhdukur, thanë zyrtarët e vendit të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pak para orës 08:00 sipas orës lokale të së premtes dhe u dëgjua nga kilometra larg, duke përfshirë qarqe përreth, raporton një degë lokale e CBS News. Video ajrore nga vendi i ngjarjes tregon mbeturina të djegura, automjete që janë përfshirë nga zjarri dhe pjesë të rrënuara të objektit.

Disa pamje të reja po vijnë tani nga vendi i shpërthimit.

Re të mëdha tymi gri dhe të dendur shihen mbi zonën e shpërthimit, ndërsa makina të djegura dhe të shkrumbuara, si dhe mbetje të shpërndara, mbulojnë tokën.

The post Foto nga shpërthimi masiv në SHBA, 19 të zhdukur dhe dhjetra makina të djegura appeared first on www.lexo.al.