Kroacia bllokon produktin shqiptar kremi i fistikut, rezulton me aflatoksinë

Kroacia bllokon një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare në kufi. Mësohet se janë bllokuar një sasi me krem fistiku (pasta pistachio), me prezencë të një toksine helmuese.

Sistemi Evropian RASFF ka njoftuar se ngarkesa me ‘pastën e fistikëve’ apo gjalpë stikash nga Shqipëria është ndaluar në kufi për shkak të prezencës së lartë të Aflatoksinës.

Mostrat për këtë ngarkesë janë marrë nga autoritetet kroate më 8 shtator, dhe pasi ngarkesa ka rezultuar me prezencë të lartë të toksinës është asgjësuar atje.

Njoftimi në sistemin evropian është bërë më 3 tetor, në mënyrë që edhe shtete të tjera që kanë marrë këtë produkt, të bllokojnë tregtimin dhe përdorimin e tij.

gijotina.com/

The post Kroacia bllokon produktin shqiptar kremi i fistikut, rezulton me aflatoksinë appeared first on GIJOTINA.