Sulm me thikë në sinagogën e Mançesterit – Vdesin 2 persona, plagosen 3 të tjerë. Qëllohet autori i krimit

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në një sinagogë në Mançester, në Anglinë veriore ndërsa një person i tretë, i dyshuar si autori i krimit është qëlluar nga policia, i cili besohet se ka vdekur.

Sipas policisë, ende nuk është konfirmuar nëse autori ka mbetur i vdekur “për shkak të problemeve të sigurisë që rrethojnë sendet e dyshimta në trupin e tij”.

Ndërkaq, një njësi çaktivizimi bombash është thirrur në vendngjarje. Më tej policia britanike shpjegon se katër persona ishin plagosur pasi një makinë se u drejtua drejt këmbësorëve, ku autori ka goditur për vdekje 2 persona ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.

Sulmi ndodhi në Yom Kippur, ditën hebraike, më të shenjtë të kalendarit hebraik.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer tha se është i tmerruar nga sulmi nëë sinagogën e Mançesterit, duke shtuar se fakti që kishte ndodhur në ditën e shenjtë të Yom Kippur e bën atë “edhe më të tmerrshëm”.

The post Sulm me thikë në sinagogën e Mançesterit – Vdesin 2 persona, plagosen 3 të tjerë. Qëllohet autori i krimit appeared first on GIJOTINA.