Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Babrrusë në Kamëz. Ai është konstatuar nga kalimtarët në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”.
Për shkak të plagëve të konstatura në trupin e viktimës, dyshohet se ai është qëlluar me thikë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, teksa trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku do të kryehet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
The post Një person i vrarë me thikë gjendet në mes të rrugës në Babrru appeared first on GIJOTINA.