PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën

Në mbledhjen e kësaj të marte të Konferencës së Kryetarëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që të zhvillohet një mocion me debat, me fokus kryesor prioritetet e qeverisë, veçanërisht në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo nismë erdhi si një kërkesë për më shumë transparencë dhe diskutim të hapur mbi qëndrimet dhe planet e ekzekutivit për të adresuar sfidat kryesore të vendit.

Megjithatë, mazhoranca ka shmangur debatin duke refuzuar kërkesën për mocion, duke lënë të hapur pikëpyetje mbi angazhimin e saj për transparencë dhe bashkëpunim në procesin parlamentar.

The post PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën appeared first on GIJOTINA.