Gjykata e Lartë zgjedh sot kreun e ri të Kushtetueses

Sot Gjykata e Lartë do të zgjedhë kreun e Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Në garën për kreun e Kushtetueses janë 6 kandidatë, por sipas pikëzimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendi vakant ndahet mes tre garuesve me më shumë pikë.

KED publikoi pak ditë më parë pikëzimin dhe tre të parët ishin: Asim Vokshi me 89.5 pikë, Naureda Llagami me pak diferencë pas tij me 89.3 pikë dhe Florian  Ballhysa me 77.83 pikë. Testimit për vendin vakant iu nënshtruan 6 kandidatë Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo, Naureda Llagami.

Kandidatët me më shumë pikë do të votohen nga anëtarët e Gjykatës së Lartë.  Fituesi duhet të marrë 3/5 e votave, nëse kjo nuk arirhet zgjidhet automatikisht kandidati me më shumë pikë.

The post Gjykata e Lartë zgjedh sot kreun e ri të Kushtetueses appeared first on GIJOTINA.