“Si Gazi do përfundoni”, Zegjine Çaushi mesazh demokratëve në Parlament: Ne jemi pasqyra e qytetarëve, sjellja juaj nuk mund të pranohet

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, mori fjalën gjatë seancës së sotme plenare. Duke iu drejtuar opozitës, Çaushi tha se është e papranueshme që të vijojnë me ofendime në çdo seancë plenare dhe bëri thirrje që të gjejnë konsensus dhe të kthehen në normalitet.

Një koment e pati edhe për deputetin Gazment Bardhi i cili së bashku me kolegun e tij demokrat Fidel Kreka u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi për shkak të sjelljes së tyre jo të hijshme.

Zegjine Çaushi: Është e papranueshme të dëgjojmë të njëjtin fjalor. Këtu ne jemi pasqyra e qytetarëve dhe kjo sjellje nuk mund të pranohet në çdo seancë. Keni kaq shumë seanca që jeni marrë vetëm me ofendime, për program, për Diellën e për çdo gjë tjetër. Ju e keni pasur mundësinë që të dëgjonit programin, dhe ishit ju që e kthyet atë seancë të parë që ne deputetët e rinj mezi po e prisnim, arritët ta ktheni në kaos. Të kthehemi në normalitet. Gazi nuk është se atë sjellje ka Gazi. Dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni.

The post “Si Gazi do përfundoni”, Zegjine Çaushi mesazh demokratëve në Parlament: Ne jemi pasqyra e qytetarëve, sjellja juaj nuk mund të pranohet appeared first on www.lexo.al.