Raporti i Instat/ Dorian Teliti: Bujqësia dhe industria në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, reagon pas publikimit nga Instat të raportit mbi ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2025, ku sektorët e bujqësisë dhe industrisë vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në gropën e recesionit.

Më poshtë statusi i Telitit:

BUJQËSIA DHE INDUSTRIA NË RECESION, RRITJA EKONOMIKE VETËM NË LETRA!
Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 ekonomia shënon ‘rritje në letra’ 3.51%. Por në realitet, dy shtyllat tejet të rëndësishme të ekonomisë – bujqësia dhe industria – vazhdojnë në RECESION:
Bujqësia: -2.49%
Industria: -1.79%
Çfarë vlere ka kjo ‘rritje’ kur fermerët falimentojnë dhe fabrikat mbyllen?
Çfarë ekonomie ndërtohet kur prodhimi vendas bie dhe jetesa bëhet më e shtrenjtë?
Ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë: rritje në shifra, varfërim në realitet.

The post Raporti i Instat/ Dorian Teliti: Bujqësia dhe industria në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra! appeared first on GIJOTINA.