Izraeli kërkon falje për sulmin në Doha! Trump dhe Netanyahu i telefonojnë kryeministrit të Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i telefonuan Kryeministrit të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, gjatë një takimi të mbajtur të hënën në Shtëpinë e Bardhë, sipas BBC-së.

Sipas një zyrtari të informuar mbi bisedën, Netanyahu i kërkoi falje al-Thani-t për sulmin e Izraelit ndaj Dohas në fillim të këtij muaji.

Trump gjithashtu foli me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, përpara takimit të së hënës me Netanyahu-n. Ndërkohë, një këshilltar nga Katari është takuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë, sipas burimeve të njohura me çështjen, raportoi CNN.

Katari ka luajtur një rol kyç në konflikt, duke qenë mikpritës i bisedimeve të ndërmjetësimit mes Izraelit dhe Hamasit, por kjo pozitë u vu në pikëpyetje kur Izraeli ndërmori sulmin ndaj Dohas.

Katari e dënoi menjëherë sulmin izraelit, duke e cilësuar si “të paburrë” dhe një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

gijotina.com/

The post Izraeli kërkon falje për sulmin në Doha! Trump dhe Netanyahu i telefonojnë kryeministrit të Katarit appeared first on GIJOTINA.