Dy persona hyjnë në mes mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vlorë dhe konfliktohen! Ndërhyn policia

Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi.

Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta, duke i ofenduar dhe sharë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.

The post Dy persona hyjnë në mes mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vlorë dhe konfliktohen! Ndërhyn policia appeared first on www.lexo.al.