Aksident fatal në Poliçan-Berat, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen dy persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Poliçan-Berat”, me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur.

Nga aksidenti ka vdekur 34 -vjecari Endri Vrushaj,banues ne lagjen “Vakëf:. Te plagosur rende jane dy shtetasit: Alban Elezi dhe Gisi Shehu,te cilet jane transportuar ne gjendje rende drejt Spitalit Ushtarak Tirane.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku shtetasi E. V., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

gijotina.com/

The post Aksident fatal në Poliçan-Berat, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen dy persona appeared first on GIJOTINA.