Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku Erion Isai.
Isai është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.
Kryebashkiaku i Kolonjës është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.
Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm edhe më 30 Maj 2023.
Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa
gijotina.com/
The post Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku Erion Isai appeared first on GIJOTINA.