Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot kryetarin e komanduar të bashkisë që do të zëvendësojë Ermal Dredhën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Ai është Elis Halili, që deri tani ka mbajtur postin e njërit prej n/ kryetarëve të bashkisë. Pak ditë më parë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama.
Elis Halili është emëruar në postin e nënkryetarit nga Ermaë Dredha vetëm pak orë përpara se të jepte dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut. E duket se emërimi i fundit nuk qe pa qëllim, pasi me dorëheqjen e Dredhës, Elis Halili u komandua në krye të Bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Elis Halili është me profesion inxhinier dhe ka qenë përgjegjës i një firmës ndërtuese “Fusha” sh.pk. në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha që ka realizuar disa projekte në qytetin e Vlorës, mjaft të kontenstuara dhe me dyshime korruptive.
Së fundmi, Shkëlqim Fusha është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
The post Pas dorëheqjes së Dredhës, në bashkinë Vlorë komandohet Elis Halili, përgjegjësi i “Fusha shpk” appeared first on GIJOTINA.