Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, ministri Blendi Gonxhja: U prehsh në paqe mjeshtër

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit e regjisorit të mirënjohur, Enver Petrovci.

Gonxhja shkruan se Petrovci ishte artist i madh e mjeshtër i artit.

“Lamtumirë Enver Petrovci!

Artist i madh, mjeshtër i artit skenik që me madhështinë e tij la gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë aktorësh!

U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan Gonxhja.

The post Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, ministri Blendi Gonxhja: U prehsh në paqe mjeshtër appeared first on www.lexo.al.