Angela Martini nuk ndalet, zbulon mesazhet private në Instagram të Fatmir Hysenbelliut

Angela Martini duket se nuk në plan të ndalet në përplasjen e saj virtuale me Fatmir Hysenbelliun.

Në një tjetër postim në Instastory, ajo publikoi mesazhet që Fatmiri i ka dërguar, pas reagimit të tij, se ai nuk kishte interes për Angela-n.

Në një deklaratë të mëparshme, Angela u shpreh se Fatmiri i kishte dërguar mesazhe dhe e provoi, duke publikuar mesazhet.

“Si ke qenë? Për mua ke shkruar te libri?”, janë mesazhet që Fatmiri i ka dërguar modeles, sipas saj.

Ajo e shoqëroi postimin me emoji me një gisht mesi dhe me këngën “Liar” – Jelly Roll.

Sigurisht, iu drejtua edhe medieve, si një “test” për të parë se cilat do ta publikonin dhe cilat jo ‘thashethemin’ që Angela serviri.

The post Angela Martini nuk ndalet, zbulon mesazhet private në Instagram të Fatmir Hysenbelliut appeared first on www.lexo.al.