Gara “Triathlon” në Tiranë, ja rrugët që bllokohen të Dielën në kryeqytet

Këtë të diel, në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, një aktivitet që bashkon tre disiplinat sportive në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Policia ka hartuar një plan masash për organizimin dhe mbarëvajtjen e garës. Sipas njoftimit nga ora 08:00 deri në 13:00 do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Segmentet e bllokuara për qarkullim:

Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)

SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:

Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit
Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)
Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)

Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:

Linja 1/A & 1/B devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
Linja 2 devijon në Sheshin “Willson”
Linja S/A pezullohet përkohësisht
Linja 8 devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
Linja 9 devijon në Qendër
Linja 10/A pezullohet përkohësisht
Linja 13 devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
Linja 14 pezullohet përkohësisht

The post Gara “Triathlon” në Tiranë, ja rrugët që bllokohen të Dielën në kryeqytet appeared first on GIJOTINA.