“Do të hani bar”, DASH e nxjerr në pension ish-ambasadoren e SHBA, Yuri Kim që sulmonte Berishën

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka përfunduar zyrtarisht karrierën e saj diplomatike, pas largimit nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Zyrtarizimi i largimeve nga DASH pritet të bëhet javët në vijim pas urdhrit të dhënë nga administrata e re amerikane me ardhjen në detyrë në fillim të këtij viti.

Në ceremoninë e organizuar për nder të largimit të saj, morën pjesë familjarë, kolegë dhe miq të afërt të Yuri Kim.

Ndër të ftuarit ishin edhe ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, si dhe ambasadori aktual i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.

 

Mësohet se Kim ka pranuar pensionimin e parakohshëm për largimin e saj nga detyra.
Diplomatja mbahet mend për shprehjen “Do hani bar” deklaruar tek shkallët e PD-së.“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” deklaroi Yuri Kim, një referencë për ish-drejtuesin e demokratëve Sali Berisha, të cilin amerikanët e kanë shpallur non grata, si person i përfshirë në korrupsion madhor.

Kjo shprehje, ka mbetur si një nga gafat më të përçmuara të diplomacisë amerikane në Shqipëri. Ende sot konsiderohet si një përbuzje e hapur ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk duhej të mendonin me kokën e tyre, por vetëm të zbatonin axhendat e imponuara nga jashtë.

gijotina.com/

 

The post “Do të hani bar”, DASH e nxjerr në pension ish-ambasadoren e SHBA, Yuri Kim që sulmonte Berishën appeared first on GIJOTINA.