(VIDEO) Bashkia e Tiranës përçan PS-në, Braçe denoncon kryetaren Anuela Ristani: Ja SMS që më nisi

Deputeti i PS-së Erion Braçe shfaqet i irrituar në një video në Instagram, ku denoncon publikisht kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. “Shihni me kë keni të bëni, me kë duhet të merrem…” e nis fjalën deputeti mjaft i shqetësuar për situatën ku është gjendur.

Braçe tregon se i kishte dërguar një video kryetares së komanduar, ku kishte filmuar koshat e plehrave në një vend publik, që nuk tërhiqeshin prej ditësh. Por përgjigja e Anuela Ristanit e ka tërbuar Braçen. Ai nxjerr telefonin dhe tregon mesazhin që i ka nisur kryebashkiakja.

“Më dërgon një SMS ku bashkë me numrin e telefonit të një prej nënkryetarëve më kërkon që ta adresojë saktë çështjen. Sikur ia kam për borxh Anuelës që t’i dërgojë indicie…” vazhdon Braçe i irrituar me Anuelën, që duket se nuk ia ndjen fare  as për plehrat, as për Braçen.

Ky incident tregon edhe tensionin që ka përfshirë PS-në në prag të shkarkimit të zyrtar të Erion Veliajt me urdhër të Edi Ramës. Ndërkaq, Anuela do ta dorëzojë stafetën tek ish ministrja Ogerta Manastirliu. Kryetarja e komanduar në këtë situatë, mund të ndihet si një limon i shtrydhur dhe i flakur tutje në plehrat që gërmon Braçe.

https://www.instagram.com/reel/DOxrfBIDWGD/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=a2N1MXFtZG5tdndv

gijotina.com/

The post (VIDEO) Bashkia e Tiranës përçan PS-në, Braçe denoncon kryetaren Anuela Ristani: Ja SMS që më nisi appeared first on GIJOTINA.