Shkarkimi i Erion Veliajt/ Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës thirren në mbledhje në selinë e PS-së

Ditën e nesërme (17 shtato), anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak do të mblidhen në një takim, ku një ndër temat që priten të diskutohen është shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Report Tv, mëson se nesër në orët 17:00, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, do të mblidhen në selinë e Partisë Socialiste, ku pritetet do të diskutohet edhe shkarkimi i Erion Veliaj.

Disa ditë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion.

gijotina.com/

The post Shkarkimi i Erion Veliajt/ Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës thirren në mbledhje në selinë e PS-së appeared first on GIJOTINA.