Ambasada e SHBA-së hap Platformën për mendim dhe dialog, ndër të ftuarit një gjyqtar i Apelit të Posaçëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lançuar platformën e re për mendim e dialog, e cila nis më 18 shtator në ditën e Kushtetutës amerikane.
Ndër të ftuarit e parë është gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi.
“Bashkohuni me ne këtë të enjte, më 18 shtator, në orën 18:00, për nisjen e serive tona të reja emocionuese me ish-pjesëmarrës të programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në nder të Ditës së Kushtetutës, ky takim do të ​thellohet në Kushtetutën Amerikane dhe vlerat që ajo përfaqëson.
Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj platforme të re për mendim dhe dialog”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.
gijotina.com/

The post Ambasada e SHBA-së hap Platformën për mendim dhe dialog, ndër të ftuarit një gjyqtar i Apelit të Posaçëm appeared first on GIJOTINA.