Grupi i PD do të vijojë të drejtohet nga Gazment Bardhi. Nnëkryetar grupi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Berisha propozon sërish nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkajn.
Sekretare e grupit parlamentar zgjidhet Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. I vetmi që votoi kundër propozimeve të Berishës ishte Bujar Leskaj.
“Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Bardhit, do të njohë një performancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetar të grupit, Këlliçin dhe Alizotin. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj”, tha Berisha.
The post Bardhi konfirmohet si kreu i Grupit të PD, vetëm Leskaj voton kundër! Berisha propozon Gjekmarkajn si nënkryetar Kuvendi appeared first on www.lexo.al.