(VIDEO) Momenti kur qëllohet aleati i Trump në një universitet

Një incident i rëndë me armë zjarri është raportuar në Universitetin Utah Valley në Orem, Utah, gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.

Sipas policisë së kampusit, ngjarja ndodhi gjatë një tubimi të organizuar me Kirk, ndërsa FBI-ja ka konfirmuar se po “monitoron nga afër” situatën.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, reagoi në platformën X, duke shkruar:

“Mendimet tona janë me Charlien, të dashurit e tij dhe të gjithë të prekurit. Agjentët do të jenë në vendngjarje shpejt dhe FBI-ja mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin në vazhdim.”

Charlie Kirk është një aktivist dhe komentator konservator amerikan. Ai është themelues, CEO dhe drejtues ekzekutiv i organizatës Turning Point USA (TPUSA), një grup i fokusuar te të rinjtë dhe politikat konservatore në universitete dhe shkolla të larta.  Kirk po zhvillonte një event në Utah Valley University në Orem, Utah, si pjesë e turneut të tij “American Comeback Tour”. Aty ai qëndronte prapa një stendi “Prove Me Wrong” ku shpesh bënte debate me studentët

Kirk është gjithashtu një mbështetës i fuqishëm i Presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, janë publikuar pamjet e rënda nga momenti kur aktivisti konservator dhe një nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, Charlie Kirk u qëllua me armë zjarri.

 

https://x.com/DaleStarkA10/status/1965851356159512727

gijotina.com/

The post (VIDEO) Momenti kur qëllohet aleati i Trump në një universitet appeared first on GIJOTINA.