Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.

Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet.

Raportohet se kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.

 

The post Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë appeared first on GIJOTINA.